Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka mbajtur konferencë me rastin e hyrjes në fuqi të udhëzimeve administrativë që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje.
Ministri Matoshi në këtë konferencë ka thënë se kemi hartuar 5 udhëzime administrative të cilat rregullojnë aspektet e ndërtimeve pa leje në vendim tonë.
“Kemi hartuar 5 udhëzime administrative të cilat rregullojnë aspektet e ndërtimeve pa leje në vendin tonë e që tani janë publiku edhe në gazetën zyrtare dhe sot zyrtarisht janë në fuqi.
Pra nga sot fillon zbatimi për trajtimin e 352 mijë e ndërtimeve pa leje. 5 udhëzimet do ti përcillen në vazhdim. Sa i përket këtij ligji, jemi kujdesur që të përmbyllim një nga problemet kryesore që i ka shoqëria jonë. Gjithashtu jemi kujdesur që të kemi taksa më të lira, dhe ne tani do të kemi takime edhe me kryetar të komunave për ti informuar në detaje. Po ashtu do kemi edhe një fushat informuese për qytetarët tanë. un falënderoje gjithë stafin që kanë punuar në miratimin e këtij ligji”, tha ministri Matoshi.
“Baza ligjore është e rregulluar, komuna mund të filloj ti trajtojë lëndët.”
Ndërsa Servet Spahiu, drejtor DPHNB-së ka thënë se,
“Sot zyrtarisht fillon afati i procesit të tajitim ndërtimit pa leje udhëzimet kanë hy sot në fuqi baza ligjore është e rregulluar, komuna mund të filloj ti trajtojë lëndët.
Janë 5 udhëzime që janë nënshkruar, udhëzimi për rrënim pa leje ato që nuk aplikojnë fare apo nuk i plotësojnë kriteret, ankesa kundër vendimeve për legalizim, udhëzimi kryesorë është udhëzimi që merret më te gjitha kërkesat siguri, edhe udhëzimi i 5 është.”, tha Spahiu.
Më tutje Spahiu duke shtuar se përmes këtij ligji janë thjeshtësuar procedurat e komplikuara, ai tha se me këtë ligj është thjeshtësuar edhe taksa.
“Ndërtimet e regjistruara në kadastër nuk ka nevojë të legalizohet. Procesi ka qenë 3 vite, tash është dy vite. Procedurat kanë qenë më të komplikuara tani janë shumë më thjeshtë, taksa ka qenë shumë e madhe me këtë ligj është thjeshtësuar jashtëzakonisht shumë”, tha ai./arbresh.info/
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...