Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, takoi në një drekë pune në Budapesht Dr. József Czukor, Këshilltar i Lartë për Politikë të Jashtme i Kryeministrit Hungarez.
Në takim u diskutuan rrjedhat politike kosovare, hungareze, por edhe më gjërë, me aksent në zhvillimin dhe përparimin më tutje të marrëdhënjeve miqësore dhe ndihmës e bashkëpunimit reciprok.
U diskutua bashkëpunimi në fushën e pushtetit lokal, por edhe në shkëmbimin e përvojave në çasjen e ndërsjelltë ndaj komuniteteve pakicë.
Czukor premtoj ngritje përkrahjeje dhe bashkëpunimi, si dhe një vizitë të tij personale, por edhe të një delegacioni shtetëror hungarez në Republikën e Kosovës.
Vizita e Gecajt në Hungari u realizua me ftesë të Ambasadorit të Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuszu për një vizitë zyrtare në Hungari, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të diskutuar për çështjet aktuale të politikës së jashtme dhe sigurisë në Ballkan dhe më gjerë, organizimin e qeverisjes lokale në Hungari, si dhe qasjen hungareze ndaj komuniteteve pakicë.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit