Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze dhe zëvendësshefin e misionit, Béla Bozsik, me të cilët diskutoi mbi mbështetjen e vazhdueshme që shteti hungarez ofron për Republikën e Kosovës, përmes projekteve të ndryshme.
Në njoftim thuhet se ambasadori hungarez potencoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ofruar ekspertizë shtesë për Qeverinë e Kosovës në fushën e Integrimit Evropian.
Ambasadori Bencze, bëri të ditur që shteti Hungarez mbetet një ndër mbështetësit e fuqishëm që ka Kosova në institucionet e Bashkimit Evropian.
Ndërkaq, Selmanaj falënderoi ambasadorin hungarez për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe në rrugën drejtë integrimit evropian./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?