Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze dhe László Domján.
Gjatë takimit, ambasadori Bencze e prezantoi zëvendëskryeministrin Bislimi me Domján, ekspertin hungarez, i cili e ka filluar detyrën në Kosovë që nga fillimi i muajit maj Domjan do ta mbështesë Qeverinë e Kosovës nëpërmjet ofrimit të ekspertizës në fushën e Integrimit Evropian.
Ambasadori Bencze tha se shkëmbime të tilla dëshmojnë se shteti hungarez është i përkushtuar në zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor.
Zëvendëskryeministri Bislimi duke e falënderuar ambasadorin, theksoi se e vlerëson shumë angazhimin e shtetit hungarez në Kosovë, në mbështetje të institucioneve./arbresh.info/
Vdekja e Haxhi Thaçit, Konjufca u shpreh ngushëllime familje...
Lushtaku: Baca Haxhi mbeti krenar për kontributin e djalit t...
Trump dëbon qindra emigrantë, anëtarë të bandave, transferoh...
Edi Rama: Baba iku krenar Hashim
Hamza: Baci Haxhi do të mbetet shembull i njeriut me shpirt ...
Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon Endrit Thaçi: Baci i mbylli sy...