Isme Humolli, shefe për emergjenca e OBSH-së në Kosovë thotë se Kosova ka marrë veprimet e nevojshme dhe konform rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në luftën kundër koronavirusit.
Thotë se qytetarët po respektojnë në përgjithësi rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse.
“Ka disa momente që gjejmë numër të madh personash në distancë të afërt dhe kjo është e papranueshme”, tha ajo në Pressing në T7.
“Nëse duam t’i ikim infektimit me Covid-19 duhet distancë strikte 2 metërshe”, theksoi ajo.
Tha se deri më tani numri i të infektuarve është relativisht i ulët por rritje rastesh priten në mes të muajit prill.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?