Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, thotë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) është duke u përpjekur për të kryer punën me profesionalizëm të lartë në kohën e pandemisë, por shton se ekziston nevoja për kapacitete shtesë infrastrukturore. Ajo thotë se me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus, që sipas saj nuk është arsyeshme, por e pritshme, Kosova ka nevojë për më shumë testime. Humolli në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se Kosova nuk ka nevojë për masa shtesë kufizuese, por e vetmja gjë që duhet të bëhet është që mos të dilet pa maska. Më 22 korrik, në Kosovë u regjistruan 241 raste të reja me koronavirus, ndërkaq, numri i përgjithshëm i të vdekurve arriti në 150.
Isme Humolli: Rritja e numrit të rasteve nuk mund të themi se është e arsyeshme, por është e pritur, duke pasur parasysh që pas lirimit të masave, nuk janë ndërmarrë masat parandaluese të cilat kanë të bëjnë me tre hapat të cilët OBSH-ja veç i ka rekomanduar: vendosja e maskave, distanca fizike dhe higjiena e vazhdueshme e duarve. Andaj, rastet e tilla janë edhe të pritura edhe pse është një numër bukur i lartë i tyre.
Isme Humolli: Definitivisht se testet PCR është dashur të bëhen më tepër për shkak se tash edhe pozitivitetin e kemi diku rreth 50 për qind, për shkak se fokusi është te personat të cilët janë me dyshim të lartë me COVID-19 (sëmundja që e shkakton koronavirusi). Detyrimisht duhet të përfshihen në testim edhe kontaktet e para dhe të dyta, por është shumë e rëndësishme të bëhet gjurmimi i tyre, për shkak se kemi një pasqyrë më të qartë të situatës epidemiologjike në Kosovë.
Isme Humolli: Po, me siguri se ka të bëjë me kapacitetet aktuale të cilat i ka Instituti. Pavarësisht prej dëshirës shumë të madhe, ka filluar deri diku të kompletohet laboratori, por ende ka nevojë për pajisje të tjera. Nëse veç ju kujtohet deri vonë, Instituti ka bërë ekstraktimin e viruseve në mënyrë manuale dhe normalisht që dita i ka 24 orë, atyre ju duhej 28 orë për të bërë testimet e nevojshme në sasi të nevojshme. Por, besoj që për një kohë deri kah gushti është edhe pjesa tjetër e aparaturës e blerëme përkrahje të OBSH-së, dhe besoj që mandej do të lehtësohet puna edhe më tej.
Isme Humolli: Kjo nuk është vetëm detyrë e Institutit që të mbajë situatën nën kontroll. Për t’u arritur një sukses në shëndetin publik, duhet pjesëmarrja e të gjithë neve. Në fillim të pandemisë, popullata ishte ajo e cila kontribuoi jashtëzakonisht shumë në mbajtjen e situatës nën kontroll. Por, më pas u liruam disi më tepër se sa që duhej, për shkak të numrit të ulet të rasteve të cilat veç i kishim. Andaj kjo detyrë nuk është vetëm e Institutit, por është e të gjithë neve.
Instituti ka për obligim të bëjë testimin, të bëjë mbikëqyrjen dhe hulumtimin e rasteve dhe të bëjë komunikimin e riskut. Por, pjesa tjetër është e të gjithë neve. Duhet të gjithë të japim kontributin në këtë drejtim. Po e përsëris një fakt tjetër, është java e tretë e korrikut, shumë shpejt do të shkojë edhe gushti, vjen edhe shtatori ku fillon edhe sezona e gripit, së bashku me të fillon edhe viti akademik, viti shkollor, dhe mundësitë për të pasur probleme edhe më të mëdha, ekzistojnë.
Isme Humolli: Ne kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të ngushtë, profesional me Institutin dhe mund të them që janë duke u përpjekur për të kryer punën me profesionalizëm të lartë, por deri te suksesi janë të dëshiruara edhe komponente të tjera, kapacitete infrastrukturore dhe kapacitete tjera. Çdo shtet i botës, që është me strategji të qartë për zhvillim, e ka prioritet shëndetin publik. Fatkeqësisht në Kosovë nuk është një dukuri e tillë. Punëtorët e shëndetit publik në vazhdimësi janë të rrezikuar, qoftë nga sëmundjet ngjitëse, qoftë nga faktorë tjerë dhe kur vjen fundi i muajit, kanë një pagë të njëjtë sa profesionistët tjerë. Mbi të gjitha, numri i tyre është jashtëzakonisht i ulët. Kështu që, Kosova duhet të mendojë të ngritë kriteret dhe standardet e veta, që të rrisë kualitetin e punës dhe njëkohësisht numrin e punëtorëve të shëndetit publik. Shëndeti publik duhet të ketë një vend të veçantë, duke e pasur parasysh rëndësinë që e ka sistemi shëndetësor i një vendi.
Isme Humolli: Kjo në fakt i përgjigjet natyrës së punës, për shkak se periudha e inkubacionit është 14 ditë, tashmë do të paraqiten simptomat dhe do të paraqiten personat që kanë pasur kontakt. Komuniteti fare nuk është ruajtur gjatë periudhës njëmujore, ndërkaq numri i lartë i rasteve do të vazhdojë edhe për një kohë.
Masa shtesë nuk duhet të ketë, e vetmja gjë që duhet të bëhet është që mos të dalim pa maska. Maska nuk kemi nevojë të vendosim kur jemi vetëm, por në momentin kur jemi me persona të tjerë dhe e dyta të bëhet distancimi fizik, siç e shohim nëpër kafiteri dhe restorante, numri i personave që qëndrojnë afër njëri-tjetrit është i madh. Këto janë ato masa që duhet të respektohen. E vetmja masë është kujdesi.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...