Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli sot po dëshmon në rastin e Salih Mustafës.
Humolli ka thënë se si deputet ka bërë përpjekje që të anulojë Gjykatën Speciale, raporton arbresh.info
“Kam bërë përpjekje që deputetët ta anulojnë këtë gjykatë, por ende nuk kam gjet mbështetje te deputetët”, tha Humolli.
Deputeti i VV-së heksoi se është skeptik se kjo gjykatë mund të japë gjykime të drejta dhe se këtë skepticizëm po ia fuqizon mënyra se si po pyetet.
“Ende nuk janë krijuar kushtet me shfuqizu, por në momentin e parë që do të krijohen mundësitë, kjo gjykatë nuk do të jetë më prej Kuvendit të Kosovës”, deklaroi ai.
Kujtojmë se, Aktakuza kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa u konfirmua më 12 qershor 2020 dhe versioni i fundit u bë publik më 28 shtator 2020. Ai u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020. / arbresh.info/
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...
Arsenali ‘arrin marrëveshje’ për transferimin 50 milionësh t...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...