Në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 99,83% e votave sa janë numëruar deri më tani në listat e votuesve janë nënshkruar 735639 qytetarë, ndërsa numri i fletëvotimeve në kutitë e votimeve është për 915 fletëvotime më i vogël, apo 734724 nënshkrime, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me këtë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se formularët do të procedohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.
“Rezultatet dhe statistikat e shfaqura në faqen e KQZ-së janë preliminare dhe janë marrë nga Format e Rezultateve të plotësuara në secilin Vendvotim (2 mijë e 490 në të gjithë vendin),” sqaron Elezi.
Sipas tij të gjithë këta formularë do të procedohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve dhe në rastet kur ekziston mospërputhje bëhen auditime të detajuara.
“Pas përfundimit të kësaj, me shpalljen e Rezultateve Përfundimtare, do të kemi statistika plotësisht të sakta,” shprehet Elezi.
Aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u procesuar votat për deputetë, dhe rezultatet përdundimtare është paralajmëruar se mund të marrin kohë detri në tri javë./arbresh.info/
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...