Zyra e BE-së në Kosovë në vitin 2011 kishte nisur projektin e zgjerimit të kapaciteteve të fabrikës për përpunimin e ujit në Shipol të Mitrovicës, i cili do të furnizonte me ujë edhe komunat veriore, por serbët e këtyre komunave nuk kishin pranuar të kyçeshin në jug, por kishin vendosur ta ndërtojnë ujësjellësin rajonal të veriut në një fshat të Zubin Potokut, ndërtimi i të cilit ka dështuar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Tri komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani dhe Leposaviqi, edhe pas 5 vjetëve nga fillimi i punimeve nuk janë bërë me ujësjellësin e vet.
Dy komunat veriore, Mitrovica e Veriut dhe Zveçani, edhe më tutje furnizohen me ujë nga fabrika për përpunimin e ujit në Shipol të Mitrovicës dhe për ujin e harxhuar nuk paguajnë asnjë cent.
Madje edhe kur ka prishje në jug ata alarmojnë menjëherë të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare, madje edhe Zyrën e BE-së në Kosovë me kërkesën që uji të mos u ndalet kurrë. Gati në 13 milionë euro kanë arritur borxhet e serbëve të veriut të Kosovës për ujin e shpenzuar/ Zëri/
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...