Një 22-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Panorc të Malishevës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 12:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Panorc – Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar”, deklaroi ai.
Elezaj tha se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë.
“Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë”, tha Elezaj,
Tutje, ai tha se rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor./Arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...