Tërmeti që në vitin 2002 goditi qytetin e Gjilanit, la një person të vdekur, derisa pati edhe shumë pasoja materiale.
Djali i burrit që vdiq vite më parë në Gjilan, ka bërë një postim prekës, duke kujtuar kohën e atëhershme.
Gyner Muja, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka kaluar nëpër sfidat që momentalisht kanë banorët e Shqipërisë.
Ai shton se është i kënaqur që sheh njerëzit duke ndihmuar popullin pas tërmetit shkatërrues në Durrës.
Megjithatë, Muja ka kujtuar edhe se në vitin kur kishte ndodhur tragjedia në Gjilan, biznesmenë, politikanë, e këngëtarë nuk i dolën në ndihmë të prekurve, e as familjes së tij.
“Për ju që keni harru në termëtin e vitit 2002 ishte vetëm një viktimë (BABAI IM), të më falni ku ishit ju. Apo ndoshta atëherë nuk ekzistonin, like, follow, sponsored, Facebook, e Instagram, për t’i bërë marketing vetës”, tha ai.
Ai tutje, ka thënë se kishte mbetur pa u shkolluar, derisa, ishte detyruar që të punonte qysh në moshë të re për të siguruar jetesën.
Gyner Muja ka shkruar se në vitin 2002 ishte organizuar edhe një koncert bamirësie për familjen, por, thotë se të hollat e mbledhura nuk ju ishin dorëzuar asnjëherë.
Tërmeti me i fuqishëm ka goditur regjionin e Gjilanit më datë 24 prill 2002, kur një person humbi jetën dhe u shënuan dëme të mëdha materiale me Magnituda 5.7 shkallë të Rihterit dhe me intensitet 8 ballë të Merkalit.
https://www.facebook.com/gyner.muja/posts/2805501156166636
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut