Google ADS

Humb jetën një person nga aksidenti në Malishevë

09:24 | 9 Shtator 2019
Arbresh.info

Një aksident i rëndë ka ndodhur  në mëngjesin e sotëm në rrugën Malishevë –Rahovec.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka ndërruar jetë.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, Albin Sahatqija, shef i trafikut rajonal në Gjakovë, sipas tij deri te ky aksident erdhi për shkak tëchumbjes së kontrollit nga drejtuesi i vetures.

“Dy automjete janë të përfshira, një veturë dhe një kamionë , drejtuesi i veturës e ka humbur kontrollin dhe është përplasur me kamionin, si pasojë ka ndërruar jetë vetë drejtuesi i veturës. Hetuesi rajonal bashkë  me prokurorin e kry hetimin në vendin e ngjarjes. Me kërkesën e familjareve dhe me urdhër të prokurorit, ju është liruar kufoma familjarëve” tha Sahatqija. Veç tjerash është bërë e ditur se nuk ka persona tjerë të lënduar./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme