Humb jetën një person në Pejë, si pasojë e një aksidenti

12:52 | 12 Nëntor 2022
K.B

Sot me datën 12 nёntor 2022, rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen “Beteja e Loxhёs” nё Pejё

Në këtë aksident ishin tё përfshira njё automjet transportues (kombi) dhe njё Motoçikletё.

Si pasojё e aksidentit vozitёsi i motoçikletёs ёshtё lёnduar rёndё, i njejti ёshtё dërguar në spitalin rajonal në Pejё, por sipas ekipit mjekёsor viktima nё spital ka arritur pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme