Humb jetën një person në Gjakovë, u rrokullis me traktor

09:18 | 28 Tetor 2023
K.B

Një person ka humbur jetën në Gjakovë.

Policia njofton se tashmë i nderi, nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë e kësaj ka humbur jetën.

Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 11:30.

“Fsh. Orize, Gjakovë 27.10.2023 – 11:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, bën të ditur njoftimi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme