Google ADS

Humb jetën një kosovar në Antalia, shkoi për pushime

09:14 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

Një turisti kosovar i cili kishte shkuar për pushime në qarkun Alanya të Antalisë në Turqi, ka humbur jetën në det. Siç mësohet, kosovari Gjevdet Brahaj, 53 vjeç i është bashkuar një turneu me jaht në det.

Pak kohë më vonë, është vërejtur se Brahaj kishte mbetur i palëvizshëm në det të hapur. Turisti kosovar ndërroi jetë teksa po transportohej për në urgjencë, raporton AA.

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Antalisë është bërë autopsia e Brahajt, ndërkaq trupi i pajetë i 53-vjeçarit do të sillet në Kosovë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme