Humb jetën një i ri nga Opoja në liqenin në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut

20:12 | 28 Gusht 2020
Arbresh.info

Rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme, ka humbur jetën në liqenin që ndodhet shumë pak kilometra në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, një i ri nga një fshat i Komunës së Dragashit, konfirmon për arbresh.info zëdhënësi i DRP-së në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Ai thotë se me rastin janë duke u marrë organet kompetente të Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë në kontakt me autoritetet e këtij shteti.

Sipas disa informacioneve të siguruara nga portali arbresh.info, disa të rinj nga zona e Opojës kishin shkuar për t’u larë në këtë liqen.

Dy nga këta të rinj ishin futur në ujë, ndërkaq njëri prej tyre fatkeqësisht nuk  kishte arritur që të dalë nga aty më./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme