Si pasojë e një vetëaksidenti në rrugën nacionale Prishtinë- Mitrovicë, në rrethrrotullimin afër fshatit Mazgit, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.
Komandanti i trafikut rajonal në Prishtinë Milaim Fejzullahu tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30.
“Një 32 vjeçare ka humbur jetën në aksident dhe tre të tjerë janë lënduar dhe janë duke u trajtuar në QKUK”, tha Fejzullahu.
Ai tha se sipas informacioneve të para të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Fejzullahu tha për KALLXO.com se deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në rrethrrotullim.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori.
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve