Humb jetën 20 vjeçari në Prishtinë, cilësohet vdekje e dyshimtë

20:37 | 10 Nëntor 2020
A. B.

Sonte rreth orës 18:00, një 20 vjeçar është gjetur pa shenja jete në Matiqan të Prishtinës.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha ku ka thënë se viktima ka vdekur në rrethana të dyshimta, shkruan portali arbresh.info

Rreth ores 18:00, në Matiqan- Prishtine, është raportuar për një person te shtrirë në rrugë. Policia ka dal menjëherë ne vendin e ngjarjes, ka thënë Hoxha.

Ekipa mjekësore pas tretmanit kanë konstatuar se personi i gjinisë mashkull ( viti i lindjes 2000) është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet kompetente policore dhe prokurori, të cilët po merren me rastin, përfundoi Hoxha. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme