Pjesëtarët e FSK-së të cilët kanë dhënë kontributin e tyre gjatë kohës së pandemisë në Kosovë nuk janë përfshirë në Pakon Emergjente të Qeverisë së Kosovës.
Kjo jo pse qeveria nuk i ka përfshirë, por me vullnetin e ushtarëve ata nuk kanë pranuar të përfshihen në këtë pako duke kërkuar që këto mjete të shkojnë për kategoritë që kanë më shumë nevojë.
Në një intervistë për portalin arbresh.info Gjeneral-lejtnant Rrahman Rama tha se pjesëtarët e FSK-së në mënyrë vullnetare kanë refuzuar këto mjete.
“Fillimisht kemi qenë të përfshirë. Por me diskutime që kemi pas dhe gjithmonë tu e pa nevojën që ka shtetit i Kosovës në një far forme kemi bërë një akt humanitar duke e parë gjendjen ekonomike në vend ne jemi terhek vullnetarisht nga ajo pako të ndihmave financiare”, tha ai.
Rama tha se këto mjete kanë kërkuar që të shkojnë te kategoritë që kanë më shumë nevojë.
“Ne kemi kërkuar nga qeveria që ato mjete të shfytyrohen për kategoritë tjera që kanë me shumë nevojë”, tha ai./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...