Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se ka ndihmuar Driton Pacollin me dy mijë euro.
Ai përmes një njoftimi në Facebook ka bërë thirrje që të vazhdohet ndihma për Dritonin.
“Ne ndihmuam, ndihmo edhe ti! Driton Pacolli është i sëmurë në shtyllën kurrizore dhe ka nevojë për ndihmën tonë. Ne e ndihmuam me shumën prej 2 mijë eurove dhe apelojmë te të gjithë njerëzit e vullnetit të mire që t’i dalin në ndihmë Dritonit. O Zot, shëroje Dritonin dhe çdo të sëmurë”, ka shkruar Kastrati.
Driton Pacolli, 36 vjeçar nga Prishtina ka nëntë muaj që ka mbetur i palëvizshëm dhe i është vështirësuar edhe frymëmarrja. Kjo pasi që atij i është shfaqur një problem tek unazat e qafës, gjë e cila e ka paralizuar në të ecur e madje duke i shkaktuar probleme edhe në të folur.
Për këtë arsye mjeku i cili e ka kontrolluar ka kërkuar që sa më shpejt të hyjë në operacion, i cili kushton 18 mijë e 500 euro dhe mund të kryhet me sukses vetëm në Shkup.
Mirëpo, shuma e operacionit është e papërballueshme për familjen e tij dhe për këtë arsye familja Pacolli kërkon ndihmën e bamirësve që ta ndihmojnë që Dritoni të shërohet sa më shpejt. Deri më tani janë grumbulluar vetëm 3000 euro nga shuma e kërkuar për shërim.
Numri i xhirollogarisë bankare ku mund ta ndihmoni Dritonin është:
Raiffeisen Bank: 1501150002521585
Swift Code: RBKOXKPRXXX
Numri i telefonit: +383 45 555 610
Ndërkohë, për të gjithë ata që ndodhen jashtë shtetit, mund të kontribuojnë përmes këtyre të dhënave:
IBAN: XK051501150002521585
Swift Code – BIC: RBKOXKPR
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...