Ish-ushtari i UÇK-së, Pjetër Shala, është arrestuar të martën në Belgjikë në bazë të një fletarrestimi dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte nga gjyqtari i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara.
Hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala, ka thënë se arrestime të tilla mund të priten edhe në të ardhmen, njofton Klan Kosova.
“Nëse shohim statistikisht numrat e të arrestuarve nuk është befasi që të ndodhë ky arrestim, por që të ketë edhe arrestime të tjera. Bazuar në punën që e ka bërë deri më tani Gjykata Speciale ne ende nuk e dimë se sa persona janë duke u dyshuar dhe sa raste janë në procedurë e sipër për konfirmim të aktakuzës. Për këtë arsye shfaqja e personave të rinj të cilët arrestohen pranë kësaj gjykate mund të ndodhë edhe ditëve në vijim. Nëse i referohemi numrit të të arrestuarve ky është personi i gjashtë që është arrestuar për çështje që lidhen me Gjykatën Speciale, sepse dy të tjerë kanë qenë për verpra penale të administrimit të drejtësisë me punën e Speciales. Edhe në të ardhmen mund të ketë arrestime për vepra penale që janë në kuadër të juridiksionit të kësaj gjykate”.
Shala në Info Magazine ka folur edhe për kohëzgjatjen e gjykimit të këtyre të pandehurve nga Gjykata Speciale.
“E drejta e të pandehurit flet përfundimin e gjykimit brenda një periudhe të arsyeshme. Nuk e përcakton saktë se sa ditë, muaj apo vite. Por bëhet fjalë që secili rast t’i ketë specifikat e veta dhe në bazë të tyre të bëhet procesi”.
Ai po ashtu tha se Gjykata Speciale duhet të mos mbajë qasje armiqësore në mënyrë që të bindë edhe publikun se ajo ka drejtësi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...