Dezinformimi ka qenë i pranishëm në të gjitha partitë politike në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, ndërsa ka pasur sulme shpifëse kundër partive e veçanërisht ndaj kandidatëve për kryeministër, Kadri Veseli, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.
Këto të dhëna janë paraqitur në konferencën që NDI ka organizuar në zbulimin dhe luftimin e dezinformatave.
Pjesë e kësaj konference ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ku kërkoi angazhim më të madh për t’u mbrojtur nga dezinformatat dhe iu bëri thirrje institucioneve të kenë rolin e tyre në parandalimin dhe luftimin e tyre.
“Institucionet qeveritare, OJQ-të, mediat duhet të luajnë rolin e tyre. Detyra e parë e Qeverisë është që të jetë shumë e ndërgjegjshme të jap informatat e sakta. Na duhen gazetarë profesional që të dallojnë lajmet dhe informatat e rrejshme”, tha Kosnett.
Ndërsa, Shari Brayan, zëvendës presidente e Institutit Kombëtar Demokratik duke folur për dezinformimin në nivel global tha se as Kosova nuk është imune ndaj këtij fenomeni.
Ajo theksoi nevojën e një rezistence shtetërore ndaj dezinformimit. E drejtori i programit në NDI, Valon Kurhasani teksa paraqiti hulumtimin tha se Kosova ka apetit për dezinformata.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit