Në mbledhjen elektronike të 93-të të Qeverisë, miratohen tetë vendime

23:10 | 19 Gusht 2022
E.H

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar tetë vendime.

Shtatë vendime janë miratuar me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim në ato vende, si në vijim:

– Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

– Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Çadit mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

– Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Polonisë mbi ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim.

– Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Portugalisë mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

– Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Libisë mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

– Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

– Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Bregut të Fildishtë mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

Po ashtu, është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme për realizimin e projekteve infrastrukturore për interes publik, zonat kadastrale Jesenovik i epërm dhe Banjë, Zubin Potok, Komuna Zubin Potok dhe zonat kadastrale Bistricë dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq.​/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme