Thaçi kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 22 vjetorin e rënies historike të tyre

09:47 | 22 Shtator 2020
L G

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar heroit e kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në 22 vjetorin e rënies historike të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka shkruar se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin të palodhshëm dhe të pathyeshëm në rrugën e lirisë. Kështu i njoha dhe kështu përjetësisht do t’i kujtoj.

“Sot, në 22 vjetorin e rënies heorike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës, i kujtojmë dhe nderojmë për vizionin, këmbëngulësinë, vendosmërinë dhe përkushtimin për lirinë e Kosovës, për të cilën sakrifikuan edhe jetën”, ka shkruar Thaçi në Facebook./arbresh.info/

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4371968192873506

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dy prej veprimtarëve më të hershëm të lëvizjes ilegale për liri e pavarësi, ishin Azem dhe Shotë Galica e kohës sonë. Ata ishin pjesë e formacioneve të para të UÇK-së për organizimin e rezistencës së armatosur dhe figura emblematike të luftës sonë çlirimtare.

Me krenari e kujtoj çdo moment të angazhimit tonë të përbashkët.

Sot, në 22 vjetorin e rënies heorike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës, i kujtojmë dhe nderojmë për vizionin, këmbëngulësinë, vendosmërinë dhe përkushtimin për lirinë e Kosovës, për të cilën sakrifikuan edhe jetën.

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin të palodhshëm dhe të pathyeshëm në rrugën e lirisë. Kështu i njoha dhe kështu përjetësisht do t’i kujtoj. HTH

Të ngjashme