Qemajl Mustafa edhe zyrtarisht ka aplikuar për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan. Burimet brenda kryesisë qendrore në Prishtinë thanë se vetëm Qemajl Mustafa e ka dijen dhe guximin me u përballë me të tjerët në Gjilan.
Qemajl Mustafa ka kandiduar në bashkëpunim me qendrën dhe ne presim që ai të zyrtarizohet edhe formalisht këtë të diel thonë këto burime. “Unë qysh kur e kam nda mendjen me i hy kësaj gare jam ndier fitues dhe tani kur po e shkruaj këtë tekst veç po ndjehem plotësisht kryetar i degës në Gjilan.
Po ndjehem i pari për nga përgjegjësitë në mesin e të gjithë të tjerëve mijëra e mijëra të barabartëve. Gëzuar dhe punë e mbarë më tej” ka shkruar Qemajl Mustafa.
Qemajl Mustafa ka arritur që ta ngjallë degën e PDK-së në Gjilan, në një situatë kur ajo përjetonte rënien më të madhe të mundshme në sytë e qytetarëve gjilanas.
PDK e Gjilanit ishte pasive përgjatë këtyre pesë viteve dhe pothuajse si opozitë luajti një rol të plogësht.Por kandidimi i Qemajl Mustafës i kthej shpresat tek aktivisti i shkelur ndër vite, tek qytetari i Gjilanit që e ka njohur punën e Qemajl Mustafës dhe tek grupet e shumta qytetare.
Qemajl Mustafa kudo u prit mirë, pavarësisht ndëskamcave idioteske dhe propagandës shumë të ulët që kanë bërë vazhdimisht një pjesë e kryesisë së ngushtë në dëm të Qemajl Mustafës.
Por, Qemajl Mustafa e tejkalojë bindshëm edhe këtë sfidë duke fituar simpatinë tek shumica e aktivistëve të sinqertë, kuptohet ende mbetet e zhgënjyer pjesa që gjoja në emër të reformave dëshirojnë ta kenë akoma situatën nën kontroll për të përfituar vetëm për vetën e tyre, por kurrë për PDK-në.
Grupi i ngushtë brenda PDK-së vetëm ka përfituar për familjet e tyre dhe klanet e caktuara ndërsa degën e kanë shkatërruar në shumë anë.
Deklarata e plotë e Qemajl Mustafës
Qytetarë të komunës së Gjilanit, Anëtarë e simpatizantë të degës së PDK në Gjilan, Delegatë të kuvendit zgjedhor të degës, E kam kënaqësinë t’ju informoj që pas procesit zgjedhor për nëndegët i cili përfundoi me sukses dhe në të cilin morën pjesë mijëra anëtarë të PDK, sot kam bërë kërkesë për zyrtarizim të kandidaturës time nga komisioni qendror zgjedhor për kryetar të degës së PDK në Gjilan.
Me këtë rast i falënderoj të gjithë ata qindra aktivistë dhe mijëra pjesëmarrës të këtyre kuvendeve të cilët e shprehën vullnetin e tyre për të kandiduar, për të votuar dhe për të garuar fer dhe në kushte të hapura e demokratike për kryesitë e nëndegëve, kryetarët e tyre dhe për delegatët e kuvendit të degēs.
Gara në disa nëndegë ishe aq konkurruese, fer, atraktive dhe interesante sa vërtetë e reflektonte realisht ngritjen e dukshme te vetëdijes politike e qytetare në komunën tonë. I përgëzoj të gjithë për sjellje kaq korrekte e të dinjitetshme në këtë garë. Na e keni hijeshue jetën për disa javë me radhë.
Faleminderit sinqerisht!.
Të tjerat, janë plotësisht të njohura për publikun e komunës tonë dhe sidomos për anëtarësinë dhe delegatët e kuvendit zgjedhor i cili do ti zhvillojë punimet me datë 21 Prill 2019, nga ora 10.00 në sallën e teatrit të Gjilanit.
Një rrugë, plotësisht e gabuar, na ka sjellur deri te ky udhëkryq tashmë i domosdoshëm. Ekzistojnë vetëm dy rrugë përtej këtij udhëkryqi: 1. Rruga e unifikimit, e rritës dhe e forcimit të degës deri nē fitoret e sigurta serike të radhës dhe 2. Rruga e tatëpjetës të cilën dega tashmë e ka bërë deri këtu për pesë vite me radhë. Jam i sigurt që lidershipi i PDK në qendër me kryetarin Kadri Veselin i cili e lansoi dhe po e promovon projektin e Dekadës së Re, është këmbëngulës për rrugën e parë që në fakt është rrugë e vetme e prosperitetit dhe e fitoreve.
Për këtë rrugë patjetër janë edhe shumica absolute prej rreth 300 delegatëve që do të votojnë me 21 Prill. Rruga tjetër nuk ekziston për ata që e duan këtë komunë e këtë degë të PDK. Ata që kanë mendue ndryshe do të mbesin të zhgënjyer vetëm për pak orë. Pastaj do të rrugëtojnë bashkë me ne janë fitoret tona të pashmangshme. Unë qysh kur e kam nda mendjen me i hy kësaj gare jam ndier fitues dhe tani kur po e shkruaj këtë tekst veç po ndjehem plotësisht kryetar i degës në Gjilan. Po ndjehem i pari për nga përgjegjësitë në mesin e të gjithë të tjerëve mijëra e mijëra të barabartëve. Gëzuar dhe punë e mbarë më tej ka shkruar Mustafa./Ekonimiaonline
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...