Rrjeti i të Drejtave të Njeriut (HRN) ka reaguar ndaj vendimit të Kuvendit të Kosovës për mos kalimin e Raportit Vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) për vitin 2022.
Në reagimin e HRN-së thuhet se mënyra e trajtimit të këtij raporti është jashtëzakonisht shqetësuese teksa theksohet në reagim se arroganca e numrave të pushtetit ka vënë nën presion Avokatin e Popullit, përcjell Arbresh.info.
Reagimi i plotë:
HRN: Arroganca e numrave të Kuvendit vë në presion Avokatin e Popullit
Prishtinë, 29 maj 2024: Rrjeti i të Drejtave të Njeriut (HRN) reagon ndaj vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për mos kalimin e
Raportit Vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) për vitin 2022.
Me 23 maj 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës votoi për mos miratimin e Raportit Vjetor të IAP për vitin 2022. Paraprakisht, Komisionet Parlamentare i propozuan Kuvendit që në seancë të miratojë Raportin Vjetor për Vitin 2022. Kuvendi në seancë plenare nuk diskutoj fare për këtë raport. Pas prezantimit të këtij raporti nga ana e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, fjalën e morri deputetja Arjeta Fejza në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Fejza u rekomandoj deputetëve mos votimin e këtij raporti. Në seancë ishin vetëm deputetët e shumicës dhe jo edhe opozita. Pa asnjë diskutim tutje, raporti u vu në votim, ku nga 61 pjesëmarrës në votim, 58 iu përgjigjën thirrjes së deputetes së partisë në pushtet, duke votuar kundër miratimit të këtij raporti.
Mënyra e trajtimit të këtij raporti nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është jashtëzakonsiht shqetësuese, gjë që dëshmon mungesë të thellë të respektimit të të drejtave të njeriut nga shumica parlamentare e partisë në Kuvend por edhe nga vet opozita. Po ashtu, kjo qasje dëshmon mos njohuri profesionale mbi rolin e këtij institucioni të pavarur kushtetues dhe tendencë për ndërhyrje në punën e Institucionit të Avokatit të Popullit.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, IAP është institucion i pavarur kushtetues, mandati i të cilit është të mbikëqyrë dhe mbrojë të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike. Në këtë situatë, nëse Kuvendi i Republikës së Kosovës do të respektonte obligimin kushtetues për mbrojtje të të drejtave të njeriut, do të diskutonte gjetjet e raportit vjetor të IAP, ku pasqyrohet edhe gjendja e të drejtave të njeriut. Madje, përtej kësaj, do të bënte përpjekje për të adresuar rekomandimet e këtij raporti për Kuvendin. Por, Kuvendi e bëri pikërisht të kundërtën.
Rekomandimi Nr. 2 i Politikës së Përgjithshme të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) për organet e barazisë, e bën të qartë se për Institucionet sikurse IAP, se këto institucione “… duhet të funksionojnë pa asnjë ndërhyrje nga shteti, partitë politike apo aktorë të tjerë” dhe se “Organet e barazisë mund të publikojnë raporte vjetore, të cilat duhet të diskutohen nga parlamenti ose komisionet përkatëse të tij dhe nga qeveria, por që nuk duhet t’i nënshtrohen miratimit të tyre”. Në këtë linjë janë edhe dispozitat që kanë të bëjnë me raportin vjetor të IAP.
Kushtetuta thekson se “Avokati i Popullit paraqet raport vjetor para Kuvendit të Republikës së Kosovës”, derisa Ligji Nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit thekson se “Kuvendi i Kosovës shqyrton raportin vjetor të Avokatit të Popullit në seancë plenare, gjatë sesionit pranveror”. Kështu, në këtë rast, Kushtetuta dhe Ligji i japin Kuvendit mandat për të shqyrtuar raportin vjetor, por jo për ta miratuar apo mos miratuar të njëjtin.
Në anën tjetër, është paradoksale mos miratimi i Raportit Vjetor për arsye të mos pajtimit me përmbajtjen e raportit. Do të ishte situatë tjetër nëse deputetët do të konsideronin se raporti ka pasaktësi apo parregullësi. Por, deputetët duhet ta kenë të qartë se çfarëdo vendimi lidhur me votimin apo mos votimin e këtij raporti nuk e ndryshon gjendjen e raportuar.
Tutje, në fjalën e saj, deputetja e shumicës parlamentare theksoi se “Ky raport është i vonuar në kohë, është duke u shqyrtuar tani kur ka kaluar më shumë se një vit kur ka kaluar koha racionale e trajtimit të saj”. Fatkeqësisht, përmes kësaj deklarate, deputetja në fjalë u mundua t’ia bart IAP-së fajin që ka Kuvendi. Sipas Ligjit, IAP duhet ta dorëzojë raportin vjetor deri me datën 31 mars të vitit pasues. Këtë obligim, IAP e përmbushi më 31 mars 2023. Kuvendi nuk e shqyrtoi këtë raport deri më 24 maj 2024, ndonëse e kishte obligim që këtë ta bënte në sesionin pranveror të vitit 2023.
Kjo mënyrë e sjelljes së Kuvendit, duke mos mbajtur asnjë debat parlamentar lidhur me raportin e IAP, mos votimin e këtij raporti, shqyrtimin e këtij raporti me rreth një vit vonesë, paraqet qartë mungesën e respektit të Kuvendit për të drejtat e njeriut dhe vet punës së IAP. Kjo qasje e Kuvendit, duke votuar me lehtësi kundër miratimit të këtij raporti, paraqet tendencë të Kuvendit për ndërhyrje në pavarësinë e punës së IAP dhe mund të shihet si tendencë për të vënnë nën presion një mekanizëm të pavarur kushtetues si IAP.
Organizatat anëtare të Human Rights Network:
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS
Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS
Qendra për Barazi dhe Liri – CEL Kosova
Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD
Qendra Kosovare për Studime Gjinore -QKSGJ
Iniciativa e Re Sociale- NSI
Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve – VORAE
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...