Zgjedhjet e parakohshme dhe rrjedhimisht prishja e koalicionit PDK është e pashmangshme, por kjo duket se do të shtyhet edhe për pak ditë.
Vizita në Kosovë për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër e zëvendësndihmësekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, do të jetë edhe një tentativë për ta kaluar Demarkacionin dhe që Isa Mustafa që t’i japë edhe pak jetëgjatësi Qeverisë së drejtuar prej tij.
Koalicioni që ishte planifikuar të prishej gjatë kësaj jave që po e lëmë pas, “nuk do të mund të mbijetojë më gjatë se sa deri të premten e javës që po vjen”. E gjithë kjo për faktin se “duhet zënë afatet ligjore, që zgjedhjet e parakohshme të mos shtyhen më larg se data 18 qershor”.
Në bazë të legjislacionit në fuqi, zgjedhjet do të duhet të mbahen më së afërmi 30 ditë pas prishjes së koalicionit dhe më së largu 45 ditë.
“Demarkacioni dhe agjendat tjera mund t’i vonojnë zgjedhjet e parakohshme. Por, assesi më larg se datat 11 dhe 18 qershor. Koalicioni i gjerë në këtë konstalacion nuk është duke mundur të kryejë vendime të mëdha, andaj në këtë formë nuk mund të vazhdohet. Me ose pa demarakacionin, vendi do të shkojë në zgjedhje”, ka thënë për Gazeta Metro ky burim, pjesë e strukturave të larta në PDK.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?