Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee, do ta vizitoj sot Kosovën.
Ai do të zhvilloj një sërë takimesh me udhëheqësit Kosovarë, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politik.
Zëvendës-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Bryan Yee, gjatë qëndrimit në Kosovë, do të takojë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Yee sot qëndroi për vizitë në Serbi, nga ku drejtoi mesazhe të qarta për udhëheqësinë serbe, se vendi i tyre nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian dhe paralelisht të mbajë raporte të forta me Rusinë.
“Nuk mund të qëndroni ulur në dy karrige, posaçërisht nëse ato janë larg njëra tjetrës”, tha ai, duke nënvizuar se kjo nuk është normë në bashkësinë ndërkombëtare.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara duan që vendet e Ballkanit perëndimorë të jenë të qëndrueshme. “Ende ka rrezik nga konfliktet kudo ku ka probleme të pazgjidhura. Megjithatë, rrjedha e përgjithshme sa i përket paqes e qëndrueshmërisë është pozitive”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...