Ndihmësi i zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron në Kosovë këto ditë, ka folur sot qartazi për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai ka porositur Qeverinë e Kosovës që ta tërheqë projektligjin e iniciuar nga Presidenti Hashim Thaçi, që ka për qëllim ta bëjë Kosovën me Forca të Armatosura.
“Kërkojmë nga Qeveria, nga Kryetari i Kuvendit dhe të tjerët të përfshirë në këtë nismë që ta tërheqin ligjin derisa procesi konsultativ, procesi i bashkërenditjes të bëhet në pajtim me udhërrëfyesin”, ka thënë Hoyt Yee, në një intervistë për RTK.
Ai ka thënë se SHBA mbështet qëllimin që Kosova eventualisht të ketë armatën e saj, duke shtuar se ky është proces normal për çdo vend sovran – por se e gjithë kjo duhet të bëhet në mënyrë të duhur dhe me konsultime.
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...