Hoxhiq dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme: Vendimi i PZAP-it skandaloz

11:18 | 9 Mars 2021
S D

Adrijana Hoxhiq nga lista “Komuniteti i Bashkuar” dorëzoi sot ankesë në Gjykatën Supreme.

Hoxhiq tha se do t’i shfrytëzojë të gjitha rrugët ligjore, madje edhe mekanizmat jashtë vendit.

Ajo e quajti skandaloz dhe të papranueshëm vendimin e PZAP-it.

“Ne sapo e dorëzuam ankesën. Vendimi i djeshëm është skandaloz dhe i papranueshëm, sepse i shkel të drejtat e qytetarëve që ta shfrytëzojnë votën e tyre. Ai vendim i djeshëm është sfidë për të gjitha institucionet Kosovës dhe me përgjigjen e që e marrim nga Supremja do të shohim nëse Kosova është shtet ligjor apo jo. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha rrugët ligjore, nëse kjo nuk bën punë do të shfrytëzojmë edhe mekanizmat jashtë vendit”, ka thënë ajo.

Ndryshe, një ditë më parë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në këto komuna: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Garaqanicë, Partesh, Kollokot dhe Novobërdë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme