Google ADS

Hoxhaj: Zyra e ministrisë ruse të Mbrojtjes në Serbi është shqetësuese

19:15 | 20 Tetor 2020
Arbresh.info

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka parë si shenjë shqetësuese lajmin se Rusia do hapë zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi.

Hoxhaj ka reaguar në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se “kjo gjë paraqet sfidë për fqinjtë dhe orientimin atlantik e më gjerë”.

“Njoftimi nga qeveria ruse për të hapur një zyrë të Ministrisë së tyre të Mbrojtjes në Serbi është një shenjë shqetësuese e pranisë ushtarake gjithnjë e më të afërt të Rusisë në Serbi, duke paraqitur kështu një sfidë për fqinjin dhe orientimin euro-atlantik të rajonit më të gjerë”, ka deklaruar nënkryetari i PDK-së.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi për hapjen e një zyre të Ministrisë së Mbrojtjes nga Rusia në Serbi, e cila do t’i jepte mandat zyrtarëve rus që të vizitojnë divizionet ushtarake që përdorin armë dhe pajisje të tjera ushtarake ruse.

Të ngjashme