Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen si kryeministër i Qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut.
Ai përmes në një postimi postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo është një arritje historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e po ashut ndikon në fuqizimin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Sapo telefonova dhe urova Kryeministrin Talat Xhaferi për postin dhe për këtë arritje historike të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, që ndikon në fuqizimin e Kosovës, por edhe në ngritjen politike të shqiptarëve kudo dhe në europianizimin e Ballkanit!”, ka shkruar Hoxhaj.
Kujtojmë që Xhaferi është kryeministri i parë shqiptar i zgjedhur në historinë e shtetit të Maqedonisë së Veriut./Arbresh.info/
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...