Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj në një intervistë për një të përditshme austriake ka thënë se marrëveshja për kufirin me Malin e Zi, pritet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm.
Hoxhaj i ka treguar gazetës vieneze “Weiner Zeitung” se Kosova ka bërë një komision që do të merret me këtë çështje, transmeton Express.
“Komisioni duhet të prodhojë një raport dhe do të sjellë një vlerësim të saktë të situatës. Pastaj ne duhet ta marrim një vendim. Nëse diçka komplikohet nuk është detyrë e politikanëve ta komplikojnë edhe më shumë.
Hoxhaj ka dhënë edhe afatin kur pritet të dalë në Parlement kjo çështje.
“Qeveria e kaluar nuk arritur ta kalojë marrëveshjen për shkak se u rrëzua. Kjo temë tani do të diskutohet në parlament ose gjatë janarit ose gjatë shkurtit. Marrëveshja do të ratifikohet deri në muajin mars. Kjo do të mundësojë ta përmbushim kriterin e fundit për vizat” ka thënë Hoxhaj.
Ish-kryediplomati kosovar ka thënë se shpreson se komisioni i ri do të sjellë gjetje të sakta të cilat do të diskutohet në Parlament edhe me opozitën.
“Kjo nuk është çështje ndërqeveritare, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi. Është çështje e brendshme me një dimension të jashtëm” ka thënë ai.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...