Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave ku presidenti i Serbisë, Vucic, fajëson Kosovën për zhdukjen e gazetarit që po e hetonte rastin e vdekjes së politikanit nga Kosova, Oliver Ivanovic.
Në një postim të gjatë në Twitter, Hoxhaj tha se akuzat që Vuçiç ia bën Kosovës janë trillimet e tij të radhës. Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka kërkuar që autoritetet serbe t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike nëse ka fakte të besueshme ku mbështeten këto deklarata.
“Mjeshtri i lajmeve të rrejshme, Vuçiç, e bën atë që di më së miri: manipulon opinionin publik. Kur gazetari që po e hetonte vrasjen e Ivanovicit tha se u kdnapua në Serbi, Vuçiç trilloi një storie të re duke e fajësuar Kosovën. Vuçiç pretendon se gazetari ka pranuar thirrje nga Kosova para se të zhdukej në një qytet kufitar në mes të Rumanisë dhe Serbisë. Nëse autoritetet e Serbisë kanë informata kredibile, duhet që të njëjtat t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike. Kidnapimi i Cvetkovicit dhe vrasja e Ivanovicit i kanë rrënjët në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj më tutje deklaron se Vucic nuk do që të zbardhet as vrasja e Ivanovicit dhe as kidnapimi i Cvetkovicit, duke shtuar se Vucic flet për Kosovën për ta tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme të Serbisë, sic është demonstrate e sotme në Beograd./arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...