Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur në lidhje me koalicionin dhe rrëzimin e Qeverisë përmes mocionit të opozitës, të cilën e votoi edhe Partia Demokratike.
Hoxhaj ka thënë se qëllimi i PDK-së ka qenë t’ia ofrojë vendit edhe një mundësi të re, dhe ta marrin edhe njëherë legjitimitetin nga qytetarët për t’i vazhduar proceset, meqë kjo parti ka vlerësuar se ka pasur mospërmbushje të objektivave të rëndësishme dhe stagnim të vendit.
“Ne kemi shprehur shqetësimin për mospërmbushjen e objektivave nga koalicioni qeverisës tek kolegët tanë nga LDK”, ka deklaruar Hoxhaj.
Në një intervistë në RTK, ai ka thënë se vota e PDK-së pro mocionit nuk është votë kundër LDK-së, por është votë për t’i hapur mundësi të reja vendit tonë që proceset të ecin përpara.
“Vota e sotme nuk është votë kundër dikujt, por është një votë për t’i dhënë vendit një mundësi dhe start të ri, dicka që në vendet demokratike ndodh shpesh”, ka deklaruar Hoxhaj.
Hoxhaj ka theksuar se në marrjen e vendimit se sit ë veprojë PDK-ja, nuk ka pasur rëndësi skenari i kësaj apo asaj partie politike, por sipas tij, ka qenë skenari i qytetarit dhe zhvillimi i Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se mosratifikimi i demarkacionit si kusht i vetëm për liberalizimin e vizave është vetëm një nga proceset e mëdha ku ka pasur stagnim. Ai ka treguar se si në vizitat e tij në Bruksel, si shef i diplomacisë kosovare ka pasur kërkesa dhe pyetje se pse nuk po ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.
Zëvendëskryetari i PDK-së ka folur edhe për opozitën, e cila sipas tij ka pasur sjellje të papërgjegjshme në raport me demarkacionin, si dhe ka përhapur frikë.
“Unë kam bindjen e plotë që Kosova me këtë marrëveshje për demarkacionin nuk humb territor, përkundrazi, do ta forconte subjektivitetin e Kosovës, pasi që kjo marrëveshje është marrëveshje ndërkombëtare”, ka deklaruar Hoxhaj.
“Ne nuk kemi dashur të humbim kohë, duke e shtyrë nga dita në ditë demarkacionin”, ka përfunduar Hoxhaj./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...