Hoxhaj: Vizat këtë vit ose vitin tjetër

22:59 | 25 Prill 2018
M. A.

Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodh këtë vit, eventualisht në fillim të vitit tjetër.

Sipas Hoxhajt gjithçka do të qartësohet muajin e ardhshëm ose në qershor.

“Besoj se gjithçka do të qartësohet në muajin qershor ndërsa a mund të udhëtojmë pa viza në dhjetor për Krishtlindje apo mund të udhëtojmë pa viza në janar është çështje jo shumë relevante”, ka thënë Hoxhaj në Pressing në T7.

“Fundi i vitit 2018 apo fillimi i vitit 2019 defakto qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza drejt Europës’, u shpreh Hoxhaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme