Hoxhaj: Vetëm me PDK-në në Qeveri, Kosova mund të përmbyll tema të mëdha

17:09 | 28 Korrik 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti është ajo e cila mund të përmbyll tema të madha në interes të Kosovës.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se dy qeveritë e kaluara, ajo e vitit 2014 edhe e vitit 2017 u krijuan për të përmbyllur tema të mëdha.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoxhaj, ka shkruar se vetëm me një qeveri dhe me një PDK të fuqishme e prijëse, Kosova mund të arrijë të përmbyll temat e mëdha, duke përfshirë dialogun me Serbinë.

Sipas tij, nëse në vitin kalendarik 2019/2020, Kosova nuk arrin të përmbyll dialogun, atëherë siç ka shkruar Hoxhaj, vendi ynë mund të mbetet gjatë në “status quo” nëse nuk ka marrëveshje në këtë vit kalendarik.

Postimi i plotë i Hoxhajt pa ndërhyrje:

Dialogu është tema më jo popullore për qytetarët por më strategjike për Kosovën.

Përmbyllja e tij i shërben para se gjithash interesave të Kosovës.

Kjo ishte arsyeja që në vitin 2014 krijuam një koalicion të madhë për ti mbyllur temat e mëdha të shtetndërtimit.

Njëjtë vepruam edhe në vitin 2017 me figura të fuqishme politike për ta pëmbyllur po ashtu dialogun, por zhvillimet treguan që vetëm një qeveri me një PDK të fuqishme dhe prijëse mund ta bëjë një gjë të tillë.

Në të kundërtën, Kosova mund të mbetet gjatë në status quo nëse në vitin kalendarik 2019-2020 nuk ka marrëveshje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme