Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Kroacinë për marrjen e kryesimit të Këshillit të Evropës, ndërsa ka folur për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Hoxhaj tha se Kosova është angazhuar për kriteret e anëtarësimit, dhe i plotëson të gjitha kushtet për të qenë shtet anëtar. Ai tha se asnjëherë nuk ka pasur situatë më të favorshme për Kosovën dhe aplikimin e saj në këtë organizatë.
“Urime Kroacisë për marrjen e kryesimit të Këshillit të Evropës. Kosova është angazhuar dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë shtet anëtar i kësaj organizate shumë të rëndësishme. Për më tepër, i kemi votat e domosdoshme dhe asnjëherë nuk ka pasur situatë më të favorshme për aplikim sesa tani. Këto rrethana të favorshme për ne i plotëson edhe kryesimi i Këshillit nga Kroacia – shtet mik i Kosovës. Përderisa aplikimi është akt, anëtarësimi është proces që merr kohë deri në dy vite, prandaj duhet të kemi qartësi strategjike në marrjen e vendimeve dhe procesin e anëtarësimit”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...