Hoxhaj uron Kodhelin për pozitën e zv.presidentes së NATO-s

17:43 | 25 Nëntor 2020
L G

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar deputeten shqiptare për pozitën e zëvendëspresidentes së NATO-s, Mimi Kodheli.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj uron Kodhelin për pozitën, duke potencuar se ndjehet krenar që për herë të parë një shqiptar merr një pozitë të tillë në Asamblenë Parlamentar të NATO-s, transmeton Telegrafi.

“Krenar për miken time Mimi Kodheli, që u zgjodh zëvendëspresidentja e parë shqiptare në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Urime dhe të priftë fati në detyrën e re!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Në seancën e sotme plenare, u zgjodh me unanimet të plotë deputetja Mimi Kodheli në postin e zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Të ngjashme