Hoxhaj uron Ismail Kadarenë për ditëlindje: Vepra e tij do të mbetet në kujtesën e popullit shqiptar

20:49 | 28 Janar 2024
E.G

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar ditëlindjen e shkrimtarit, Ismail Kadare.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se ditëlindjet njerëzve të mëdhenj na kujtojnë se çfarë mrekullirash mund të bëjë njeriu në jetën e tij, shkruan Arbresh.info.

“Ditëlindjet e njerëzve të mëdhenj na kujtojnë se çfarë mrekullirash mund të bëjë njeriu në jetën e tij. E tillë është jeta e Ismail Kadaresë, vepra e të cilit do të mbetet përgjithmonë në kujtesën materiale e shpirtërore të popullit shqiptar. Gëzuar ditëlindjen mjeshtër!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme