Google ADS

Hoxhaj tregon për herë të parë për përplasjen e ashpër me ish-ambasadorin rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

23:51 | 22 Shkurt 2022
L G

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka treguar për herë të parë për përballjen e ashpër që pati në vitin 2011 me ish-ambasadorin rus në OKB.

Hoxhaj, derisa komentoi ngjarjet e fundit në Ukrainë dhe hapat që ka ndërmarrë Rusia, është pyetur për rastin e tij, derisa ka qenë ministër i jashtëm i Kosovës në vitin 2011, derisa ishte pjesë e takimeve në OKB, për një përballje të ashpër para kamerave që pati Hoxhaj atë kohë me ish-ambasadorin e Rusisë në OKB, Vitaly Churkin.

“Ajo ka qenë një mbledhje e mbyllur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ka qenë pas situatës në veri të vendit në vitin 2011, kemi pasur një përplasje brutale të brendshme. Ai kishte problem me mënyrën e reagimit tim. Unë e ndezsha mikrofonin dhe orfoja argumente të shkurta dhe lineare për cdo temë që ngritej dhe dikur e humbi durimin ai, se pse unë kam të drejt me marr fjalën disa herë. Unë isha pjesë e tavolinës dhe tema ishte Kosova, dhe isha ministër i jashtëm i Kosovës. Kemi pasur komunikim shpesh herë në sallë para mbledhjeve, por kur dolëm para kamerave, atë nervozën e sallës që e pati ai, e shprehu derisa unë isha duke folur në foltore. Kërkonte që unë ta ndërprisja fjalën time para gazetarëve. Ai insistonte disa herë kurse unë e injorova derisa e kreva fjalën, por pjesa më e mirë ishte që gazetarët perëndimorë për ta bërë atë nervoz bënin pyetje, dhe pastaj ai aty eskaloi situata e reagimit të tij”, tregoi Enver Hoxhaj në Kanal 10.

Të ngjashme