Google ADS

Hoxhaj thotë se Samiti i Zagrebit është më shumë samit i status quos

23:21 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se ky samit që po mbahet në Zagreb, më shumë është samit i status quos.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Samiti i Zagrebit është më shumë samit i status quos, për të cilin thotë se nuk kishte pritje të mëdha sa i përket çështjeve të Kosovës.

Hoxhaj, ka thënë se në deklaratën e përbashkët të Samitit, të shteteve anëtare të BE-së, nuk ka asnjë fjali që flet për zgjerim.

“Në deklaratën e përbashkët të Samitit të shteteve anëtarë të BE-së, nuk ka asnjë fjali që flet për zgjerimin. Mesazhi i parë i Samitit është se nuk është i zgjerimit, i dyti është se çka duhet të ndodhë në Ballkan për parandalimin e Covid-19…”, ka thënë Hoxhaj.

Enver Hoxhaj, gjithashtu tha se deklarata e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci se duhet të ngritet si çështje liberalizimi i vizave, është e drejtë dhe e duhur.

“Ajo se çfarë ka thënë Presidenti Thaçi, se duhet të ngritet çështja e liberalizimit të vizave, mendoj se është e drejtë dhe e duhur, por nëse bëjmë një interpresim linear, mesazhet në Zagreb janë shumë pesimiste”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj, potencoi se deklarata e cila do të miratohet, nuk flet për atë që BE-ja do të jetë fort e interesuar në raport me Ballkanin.

“Dua të them se pritjet ashtu ashtu nuk kanë qenë të mëdhaja, por është shumë zhgënjyese qasja e Bashkimit Europian në raport me Ballkanin, sidomos gjuha e një deklarate e cila ishte shumë e thatë, në të cilën nuk përmendet as fjala anëtarësim, e gjithashtu nuk përmendet as gjuha e zgjerimit.”, ka thënë Hoxhaj në Radio Televizionin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme