Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se koalicioni Vetëvendosje-LDK që fitoi në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, e ka drejtuar Kosovën drejt një qorrsokaku, në një bllokadë të brendshme e të jashtme si asnjëherë më parë.
Enver Hoxhaj, në një intervistë për televizionin shqiptar ka thënë se asnjëherë më parë Kosova nuk ka qenë më e përçarë, më e polarizuar dhe asnjëherë nuk ka pasur një grumbullim të tillë të njerëzve të cilët i thonë vetes qeveri.
“Koalicioni Vetëvendosje –LDK i cili fitoi zgjedhjet e tetorit 2019, e ka drejtuar Kosovën drejt një qorrsokaku, në një bllokadë të brendshme dhe të jashtme si asnjëherë më parë. Asnjëherë më parë Kosova nuk ka qenë më e përçarë, më e polarizuar, asnjëherë nuk ka pasur një grumbullim të tillë të njerëzve të cilët i thonë vetes qeveri. Kur je qeveri nënkupton një dinjitet krejt tjetër dhe kjo qeveri dhe ajo e kaluara. Për ne shqetësimi kryesor është se ku janë arritjet e Kosovës në 20 vitet e kaluara dhe cilat janë arritjet në vitin 2020? Ky është shqetësimi ynë kryesor dhe përgjegjësia për mungesën e arritjeve i takon edhe Vetëvendosjes edhe LDK.”, ka thënë Hoxhaj për Report TV.
Duke folur për menaxhimin e pandmisë, Hoxhaj tha se qeveria Horu dhe ajo Kurti dështuan ta vënin në kontroll përhapjen e virusit.
Enver Hoxhaj: Mendoj se qeveria Hoti dhe Kurti dështuan në vënien nën kontroll të përhapjes së virusit. Nuk e di sesi është gjendja në Shqipëri, por në vendet perëndimore ka pasur një qartësi të plotë sesi janë marrë vendimet në raport me pandeminë, ndalimin e përhapjes së virusit, mbylljen e bizneseve apo shkollave dhe institucioneve që e mbulojnë atë. Për rrugën që mund të ndiqet duke qenë se ndikojnë drejtpërdrejt në të. Këtu nuk ka pasur një qartësi të vendimmarrjes”, ka thënë Hoxhaj.
Ai, tutje ka thënë se për 7 muaj rresht qeveria nuk arritu të miratojë një paketë të rimëkëmbjes ekonomike dhe javën e kaluar, edhe pse në opozitë, PDK përmirësoi dhe mbështeti pakon e cila ka për qëllim ta ndihmojë qytetarin dhe bizneset.
“Qeveria ka dështuar në menaxhimin e pasojave të pandemisë. Rastin konkret e kemi pasur 7 muajt e fundit kur qeveria nuk arriti të miratojë një paketë të rimëkëmbjes ekonomike, e cila në fund të fund të ditës ishte paketë sociale. Ajo u përmirësuar vetën në saj të ndërhyrjes së PDK-së. Javën e kaluar ndryshe nga opozitat në vendet e tjera ne e mbështetëm paketën , për të shpëtuar ekonominë nga kriza. Të ndihmojmë qytetarin, por natyrisht nëse do të kishte pasur vullnet nga ata do të ishte bërë edhe më herët.”, ka shtuar Hoxhaj.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër