Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se suspendimi i politikës së jashtme të Kosovës është shkelje e deklaratës së Pavarësisë.
Ai e ka kritikuar Qeverinë Hoti për mungesë të strategjisë dhe mungesë të koordinimit në raport me dialogun me Serbinë.
“Duhet ta kesh një dokument i cili ka qartësi se cilat tema ngriten, e cilat jo. Nuk ka platformë, nuk ka strategji dhe pasojat janë rikthimi i çështjes së të zhvendosurve që ishte mbyllur në vitin 2005”.
“Kemi parë Qeverinë Kurti e cila e hoqi taksën, kemi parë Qeverinë Hoti që e hoqi masën e reciprocitetit me idenë se do të mbahet një takim në Uashington – kjo nuk ndodhi”, tha ai ne Klan Kosova
“Kosova u zotua se nuk do të kërkojë më njohje të reja, nuk do të kërkojë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare – do ta suspendojë politikën e jashtme dhe unë si deputet nuk e di se cili është raporti i Kosovës me këtë temë”.
“Ne e kemi ngritur zëshëm këtë temë në Kuvend me që unë e shoh si suspendim i politikës së jashtme të Kosovës – si shkelje e deklaratës së Pavarësisë – ku thuhet se duhet të angazhohemi për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”.
“Po, e kam thënë në Kuvend para se të merr rrugë dhe të shkojë në Uashington”.
“Takimi në Bruksel, ne nuk e dimë se cilat janë zotimet e Kosovës në një proces të tillë. Është një situatë që vendi asnjëherë nuk e ka pasur në fushën e politikës së jashtme dhe kam frikë se një gjë të tillë mund ta kemi edhe në fushën e ekonomisë”.
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...