Hoxhaj: Thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike në Manchester

09:37 | 23 Maj 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Manchester.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj ka shprehur pikëllimin e thellë për ngjarjen tragjike. Ai ka thënë se mendimet e popullit të Kosovës janë me popullin britanik dhe familjet e viktimave.

“Thellësisht i pikëlluar nga ngjarja tragjike në Manchester. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Hoxhaj, shkruan arbresh.info.

Sulmi në Manchester la mbi 20 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.

Ka shkuar në 22 numri i viktimave nga shpërthimi në Manchester ku mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa raportohet edhe për 59 të plagosur.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në orën 22:35 të së hënës pas një koncerti pop nga këngëtarja amerikane Ariana Grande./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme