Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka treguar se mbrëmë ka zhvilluar një telefonatë me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Hoxhaj, ka thënë se pos diskutimeve për gjendjen politike në rajon e Kosovë, me Ministrin e Jashtëm biseduan edhe për thellim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve tona.
Statusi i plotë i tij:
Kam zhvilluar mbrëmë një telefonatë me mikun tim të vjetër dhe të Kosovës, ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Pos diskutimeve për gjendjen politike në rajon e Kosovë biseduam edhe për thellim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendeve tona. Si kandidat për kryeministër, e informova për planet e ardhshme dhe në çfarë fushash mund të bashkëpunojmë.
Ministri Zayed Al Nahyan dhe Emiratet kanë qenë një ndër zërat më të fuqishëm që kanë ndikuar në shumë vende arabe që ta njohin pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë Kosova është gjithnjë falënderuese!/arbresh.info/
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...