Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot një telefonatë urimi me ministren e sapo emëruar për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Kroacisë, Marija Pejčinović Burić.
Hoxhaj e ka uruar homologen kroate për pozitën, ndërsa ka shprehur gatishmërinë dhe interesimin për bashkëpunim të mëtejmë në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë në mes dy vendeve.
Në këtë telefonatë, Hoxhaj ka theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kroacisë, duke e vlerësuar si një nga partnerët strategjikë të Kosovës në rajon.
Ai tutje ka shprehur interesim për intensifikim të bashkëpunimit jo vetëm në planin politik por edhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët të Kosovës dhe Kroacisë.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...