Hoxhaj telefonon Ahmetin: Hap i madh në rrugën drejt të ardhmes evropiane për Ballkanin Perëndimor

15:29 | 16 Korrik 2022
E.H

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ka uruar Ali Ahmetin për hapin e ri të hapjes së negoviatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në për anëtarësim.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se e ka telefonuar dhe uruar Ali Ahmetin në votën historike që i hapë rrugë Maqedonisë së Veriut në hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE.

“Sapo e telefonova dhe e urova mikun tim Ali Ahmetin dhe ekipin e tij në votën historike që i hapë rrugë Maqedonisë së Veriut 🇲🇰 në hapjen e shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE. Një hap i madh në rrugën drejt të ardhmes evropiane për Ballkanin Perëndimor.”, ka shkruar Hoxhaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme