Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se zhvillimet në Lindjen e Mesme, veçanërisht pas dobësimit të regjimit të Asadit në Siri, kanë krijuar mundësi për avancimin e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën.
“Kur ne po flasim sot, pas dy-tri javësh të rënies së Asadit në Siri, ka qenë e mundur që të merrej njohja e Sirisë. Sot është po ashtu e mundur që të merret edhe njohja e Libanit, për shkak të dobësimit të Rusisë dhe Iranit në rajon,” tha Hoxhaj në T7 duke theksuar se kjo situatë duhet të shfrytëzohet nga institucionet e Kosovës për të rritur njohjet ndërkombëtare.
Hoxhaj gjithashtu kritikoi institucionet vendore për mungesën e veprimeve konkrete dhe strategjike në drejtim të lobimit ndërkombëtar dhe u ndal tek situata politike e brendshme, duke theksuar nevojën për një opozitë të fuqishme dhe ndryshime politike në vend.
“Unë mendoj që zgjedhjet të cilat do të mbahen më 9 shkurt do të jenë zgjedhje ku ndryshimi politik do të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe ndryshimi do të jetë opozita. Është një bindje të cilën ne e dëgjojmë prej Prizrenit deri në Podujevë.”, ka thënë Hoxhaj.
Babë e bir goditen me sende të forta dhe me mjet prerës nga ...
Osmani – viktimave të dhunës në familje: S’jeni vetëm ...
“Lojtari më i përkushtuar i vitit”, Gresa s’ia pranon çmimin...
Zgjedhjet në Shqipëri– Celibashi: Më 11 janar nis regjistrim...
FBI po e heton sulmin në Nju Orllins si “terrorist”, i dyshu...
Jessica Alba shpërndan këngën ‘Obsesion’ nga Tayna, teksa fr...