Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot në Bruksel shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn.
Në të dyja takimet u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave, ku u theksua progresi i arritur në plotësimin e kritereve për liberalizim nga ana e Kosovës gjë që solli edhe rekomandimin pozitiv nga Komisoni Evropian, si dhe për demarkacionin si kriteri i vetëm i mbetur.
Në anën tjetër, kryediplomati kosovar i shoqëruar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica dhe kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini ka folur edhe për MSA-në dhe punën në kuadër të zbatimit të saj, si një hap i rëndësishëm i përafrimit me BE-në, transmeton Indeksonline.
Ministri Hoxhaj u ka shprehur Mogherinit dhe Hahn interesimin e Kosovës që këtë vit të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, pasi që të zbatohet agjenda e reformave evropiane.
“Gjatë ditës së sotme takova zonjën Mogherini dhe zotin Hahn, ku tema qendrore ishte liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës në atë moment kur deputetët e Kosovës do ta ratifikonin marrëveshjen e demarkimit me Malin e Zi. Po ashtu, kemi biseduar për zbatimin e agjendës evropiane të reformave dhe të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe mundësinë që të aplikojmë për statusin e kandidatit në fund të një procesi të tillë dhe për çështje të tjera të karakterit bilateral në mes të Kosovës dhe BE-së”, ka thënë Hoxhaj.
Në takimet e sotme, palët kanë biseduar edhe për temat dhe zhvillimet e fundit në rajon, si dhe tendencat për ndikime të forcave anti-evropiane në Ballkan. Hoxhaj ka theksuar se pavarësisht sfidave Kosova është e palëkundur në orientimin e saj euro-atlantik.
Gjatë ditës së nesërme, Hoxhaj do ta takojë Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), të cilët do t’i njoftojë për të arriturat e Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave dhe agjendës evropiane të Kosovës në përgjithësi, thuhet në komunikatën për media.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...